Futbollistët me origjinë nga Malësia e Madhe prej kohësh janë shndërruar në protagonistë. Madje disa prej tyre duke qenë edhe pjesë e kombëtares sonë të futbollit. Një emër tjetër interesant dhe që pritet të ketë një karrierë të suksesshme është Sergio Kalaj.

Mbrojtësi me origjinë nga Bajza që është formuar tek akademia e Lacios në Itali është me origjinë nga Bajza e Malësisë së Madhe, por karrierën e tij e ka zhvilluar në shtetin fqinj.

Futbollisti i ditëlindjes 28 janar 2000 është pjesë e Carrereses në Serie C, por duket se është gati për një hap më të madh në karrierën e tij.

Sipas mediave italiane, shtatlarti i cili edhe ka shënuar një gol këtë sezon është shumë pranë kalimit tek Frosinone. Ekipi që militon në Serie B të Italisë ka shfaqur një interes shumë të madh për ish-lojtarin e kombëtares u-21 të Shqipërisë.

Patjetër një lëvizje në Serie B në këtë moshë për Kalajn do ishte me të vërtetë e rëndësishme. Por duhet parë deri në fund të merkatos nëse ky operacion i merkatos do realizohet pavarësisht se mediat italiane e bëjnë si fakt të kryer kalimin e 21-vjeçarit tek Frosinone.
Endri ÇINARI