Kombetarja shqiptare e futbollit te femrave do te grumbullohet per ndeshjen eliminatore te Europianit te vitit 2021, ate qe do te luaje ndaj Finlandes. Por nderkohe risia e trajnerit Sinani eshte grumbullimi i 3 lojtareve nga ekipi U19.

Njera prej tyre eshte futbollistja shkodrane Alma Hilaj e cila luan ne Seria A te Italise me ekipin Florentia. Nje ftese e tille nuk mund te kalonte pa jehonen e duhur tek klubi italian i cili shkruan keshtu ne faqen e tij zyrtare:

“Alma Hilaj ne Kombetare. Mbrojtesja e datelindjes 2000, e rritur ne tre sezonet e fundit tek Florentia eshte grumbulluar ne kombetaren e te rriturave te Shqiperise per ndeshjen kualifikuese te Euro 2021 kunder Finlandes. Komplimente Alma!

Alma Hilaj siç dihet ka dale nga ekipi “Juban Danja”, aty ku eshte formuar derisa kaloi ne Itali tek ekipi Florentia me te cilin per te dytin vit me rradhe po luan me sukses ne Seria A. Per rrjedhoje, nje ftese edhe ne kombetaren shqiptare eshte mese e merituar per te.
www.shkodrasport.com