Vllaznia do të luajë pas pak minutash ndeshjen miqësore të rradhës, atë ndaj Bylisit, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin
“Shkumbini” të qytetit të Peqinit.

Për këtë takim, trajneri Brdariç ka menduar të bëjë pak lëvizje në formacion dhe konkretisht do të ketë vetëm një në mbrojtje. Kështu, në portë nga minuta e parë për përballjen me ballshiotët do të jetë malazezi Zogoviç.

Në mbrojtje ndërkohë nga e djathta do të luajë si zakonisht Gurishta dhe në të majtë maqedonasi Isaevski, ndërsa në qendër për herë të parë do të luajnë sëbashku dyshja Adili- Imami.

Treshja e mesfushës nuk do të ndryshojë dhe do të jetë e përbërë nga treshja Krymi- Kruja dhe Marku, ndërsa në sulm do të luajnë Victor da Silva, Imeri dhe në majë të tij boshnjaku Dilaver.

Me këtë 11-she, Vllaznia do të provojë forcat e veta teksa siç shihet, ajo do jetë hera e parë që do të luajnë me formacionin e parë mbrojtësi Imami dhe sulmuesi Dilaver.