Trajneri i mirënjohur i atletikës Vildan Tufi prej disa kohësh nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj periudhe, të shumtë kanë qenë sportistët, ish-studentët dhe kolegët e tij të cilët e kanë vizituar, duke i dhënë moral për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Sot ka qenë rradha e dy drejtuesve të lartë të Federatës Shqiptare të Atletikës, presidenti Gjergj Ruli dhe sekretarit Nikolin Dionizi si dhe e dy sportistë e tij, Izmir Smajlaj e Gledis Halluni, të cilët i kanë bërë një vizitë në shtëpi profesor Vildanit.

Një takim mes shumë emocionesh dhe në fjalën e tij presidenti Ruli i ka uruar Mjeshtrit të Madh të atletikës shqiptare një rikthim sa më të shpejtë sërish në pistën e atletikës.

“Ju falenderoj te gjitheve qe po i gjendeni prane profesor Vildanit. Nje njeri i rralle per nga vlerat qe mbart. Une kam kaluar 41 vite ne pistat e atletikes, e kam nisur dhe perfunduar karrieren time dhe nuk ka pase asnje gare qe profesor Vili te mos ishte tek gropa e kercimit duke e rregulluar ate.

Jam i bindur se shume shpejt do ta kemi serish ne mesin tone, ne garat dhe aktivitetet qe do te zhvillojne. Njerez te tille jane te rralle, per pasionin e madh me te cilin kane punuar, por edhe per sukseset e jashtezakonshme qe kane arritur duke nxjerre sportiste te medhenj”- ka thene ai.

Ndërkohë, trajneri Tufi ka bërë prezent një telefonatë të marrë mbrëmë nga kampioni i botës në mundje Elis Guri që në rininë e tij ka qenë kampion në atletikë dhe ka dalë nga duart e tij ashtu si shumë e shumë sportistë të tjerë.

“Mbreme ne oren 23.00 kam marre nje telefonate. Nuk mu prezantua me emer por me tha se po te telefonon nje sportist i joti, nje kampion Bote. Dhe menjehere mendja me shkoi tek Elis Guri, kampioni jone i madh i cili deri 15-16 vjeç ka qene kampion atlatike.

Eshte kenaqesi e madhe per mua kur marr te tilla telefonata nga emra te tille te medhenj te sportit dhe ndjehem mire per ate çfare kam arritur. Kuptohet qe duke shpresuar ne permiresimin e shendetit kam shume plane perpara, megjithate t’ia leme kohes”- ka deklaruar profesor Tufi.

Vizita e sotme e pjestarëve të komunitetit të atletikës, i ka dhënë edhe më shumë zemër profesor Vildanit. Mendja e tij është vetëm tek ky sport. Me ide e projekte të reja dhe natyrisht që ai do të arrijë ta fitojë edhe këtë betejë dhe t’i çojë deri në fund edhe këto plane që ka për të ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/