Shkruar nga Gjergj KOLA
Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla nuk ka ndër mend të ndalet. Ditën e sotme ai ka shënuar një tregolësh dhe njëkohësisht është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes së kampionatit U20 (Primavera) në mes Sassuolos dhe Hellas Verona.
Skuadra e tij, Sassuolo U20 ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 7-0 dhe padyshim që një meritë të madhe në këtë sukses ka edhe 18 vjeçari i lindur në Shkodër. Ai ka shënuar golinn e parë të ndeshjes në minutën e 22-të duke zhbllokuar shifrat me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës.
Më pas, katër minuta më vonë ka dyfishuar shifrat, këtë herë me një gjuajtje me të djathtën thuajse nga i njëjti pozicion. Kulla do të shënonte edhe një gol të tretë në minutën e 52-të duke plotësuar në këtë mënyrë tripletën e tij.
Me të, ish- lojtari i “Djelmnia Shkodrane” ka shkuar tashmë në kuotën e 13 golave të shënuar në të parin parin kampionat që ai luan me “Primavera” në Ital, duke qenë në mes më të mirëve të kampionatit. Ndërkohë ka dhënë edhe 7 asiste duke treguar se është një nga futbollistët më të mirë të këtij kampionati dhe padyshim që ky është një sukses për lojtarinn e kombëtares U19 të Shqipërisë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


