Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla ka shkelqyer edhe njehere tjeter me kombetaren U17 te Shqiperise. Pasditen e djeshme ai ka shenuar edhe dy gola te tjere ne ndeshjen miqesore ndaj Azerbajxhanit duke kontribuar ne fitoren 4-1 te skuadres kuqezi.

16 vjeçari qe mbylli sezonin me skuadren italian Sassa Marconi, po ben paraqitje shume te mira me ekipin tone kombetar U17, prane te cilit eshte afruar vetem ne ndeshjet e fundit. Konkretisht ai debutoi me fanellen kuqezi ne miqesoren ndaj Sllovenise ku i shenoi te dy golat per ekipin tone duke i dhene fitoren.

Me pas shenoi edhe ne miqesoren tjeter ndaj Malit te Zi ne Podgorice, nderkohe qe bashke me dy te djeshmit ndaj Azerbajxhanit, e ka çuar ne 5 numrin e golave te shenuar, ne po kaq ndeshje te luajtur me kete kombetare.

Keto jane tregues shume te mire per kete lojtar, i cili gjate kesaj vere pritet te transferohet ne nje prej Akademive te njohura ne Itali. Ne fakt jane disa qe kane shfaqur interes per te, por çdo gje do te vendoset ne ditet ne vijim.

Kujtojme qe Gabriel Kulla ka lindur ne Shkoder dhe ne moshen 8-11 vjeç ka qene pjese e ekipit “Djelmnia Shkodrane” me trajner Fatmir Markun dhe me pas kaloi ne Itali, vend ku me shume mundesi do te kete nje te ardhme te ndritur ne futboll. Por njekohesisht edhe me kombetaren e Shqiperise sepse hapat e pare po i hedh ne menyren e duhur.
Gjergj KOLA