E 151-ta ndeshje e Vllaznise se femrave ne kampionat, ka perfunduar ashtu si 148 te tjerat, pra me fitoren e saj. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e rradhes, ate te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Kinostudios.

Vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin e thelle 9-1 ne kete perballje, ndonese disa prej lojtareve te saj kane luajtur edhe para dy ditesh ne miqesoren me Bosnjen duke perfaqesuar kombetaren shqiptare ne ate miqesore qe u mbyll ne barazim 0-0.

Ndaj Kinostudios, ekipi shkodran nuk e ka vene asnjehere ne dyshim fitoren, madje ajo eshte vulosur qe ne pjesen e pare teksa shenoi plot 8 gola. Tre prej tyre mbajne firmen e Megi Doçit, dy te tjere jane shenuar nga Lufo e po ashtu kane shenuar edhe Maliqi, Franja e Gjergji.

Ne pjesen e dyte nderkohe niveli i lojes, nisur edhe nga rezultati i thelle, bie disi dhe dy ekipet do te shenonin edhe nga nje gol. Per Vllaznine autore eshte Kodra, ndersa golin e vetem per Kinostudion e ka shenuar Çela tete minuta para fundit.

Perfundimisht 9-1 per Vllaznine qe me kete fitore, u ngjit ne kuoten e 48 pikeve duke kryesuar me merite renditjen dhe ecen e sigurte drejt titullit te tete kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/