Mbyllet sfida Dinamo-Teuta e zhvilluar në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-1 për skuadrën durrsake. Pjesa e parë foli e gjitha për Teutën që kishte disa raste për të shënuar, por Bakaj ishte heroi i Dinamos duke pritur çdo top. Në pjesën e dytë, Teuta gjen golin e avantazhit në minutën e 51-të.

Bakaj që ishte heroi i Dinamos në pjesën e parë, bën një gabim të pafalshëm duke shkaktuar autogol. Pas këtij goli, Teuta administrion rezultatin, ndërsa Dinamo tenton disa herë, por pa gjetur golin. Pas 5 ndeshjes pa fitore, Teuta rikthehet të marrë 3 pikë dhe shkon në vendin e 4-të me 17 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e 7-të me 13 pikë.

Java e 12-të e Abissnet Superiore

Stadiumi “Elbasan Arena” / Ora 16:45

Formacionet zyrtare:

Dinamo (4-3-1-1): Bakaj; Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski; Demiri, Siljanovski, Samake; Ibraimi; Chinedu, Mihana.

Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Kotobelli, Ivanovic, Jackson; Aleksi, Acquah; Kallaku, L. Vila, E. Vila; Georgie.

Gjyqtar: Olsid Ferataj / VAR: Enea Jorgji