Interi vazhdon kërkimin në merkato për përforcimin e skuadrës, ku në këto javë të fundit të merkatos vëmendja i është dhënë kompletimit të organikës.

Mbrojtësi i Reali, Alvaro Odriozola është emri i fundit që duket se ka përfunduar në listën e drejtuesve zikaltër.

Sipas raportimeve nga “Il Messangero”, kartoni i 26-vjeçarit i është ofruar Interit nga ana e Realit, me “Los Blancos” që po kërkojnë një destinacion të ri për të pas eksperiencës së sezonit të shkuar te Fiorentina.

Odriozola do të ishte pro një rikthimi në Serinë A për të provuar një aventurë të re të Interi, me zikaltërit që janë ende duke e shqyrtuar këtë opsion duke vlerësuar edhe emrat e tjerë që po ndjekin në merkato.