Vllaznia nuk ishte gati te perballonte Craiovan. Kete e them me bindje pasi ndeshjen e ndoqa me shume vemendje. Pavaresisht se deshira ishte e madhe per kualifikimin ne turin e trete pas atij entuziazmi ne ndeshjen e pare por Vllaznia nuk ishte gati te bente surprizen dhe te hynte ne histori.

Ekipi nuk ishte ne kondicionin e duhur te perballonte nji kundershtar si Craiova qe dukshem ishte shum ma lart ne cilesine e lojes. Rezultati 3-0 per rumunet ishte real duke pa lojen. Po te mos kishte qene Zogoviç rezultati do ishte me i thelle pasi Bojan shpetoi skuadren ne disa momente.

Mendoj se kjo dobesi i ekipit ne ndeshjen perballe rumuneve mund te kete ardh ngase ekipi nuk ka ba ato pergatitje qe asht dasht me ba ne minifazen e Austrise. Dukshem Vllaznise i kane mungu ndeshjet miqsore me ekipe te forta per te testu potencjalin aktual.

Por tashme vemendja asht spostu ne nisjen e sezonit te ri te kampionatit ku ekipi do hyje ne pretendimet per titull. Ndoshta ekipit do i duhet te beje dhe nji tjeter faze pergatitjesh qe lojtaret te rriten akoma fizikisht dhe te kapin formen e duhur sportive e ne fund te jene gati per sezonin e ri.

Mendoj se Vllaznia asht formu per te dale kampion dhe realisht e ka ekipin me te cilin do jete pretendente, pavarsisht se ndoshta do ti duhet dhe ndonje perforcim tjeter ne merkato pasi koha e lejon. Me pelqen ambicja e presidentit Xhaferi dhe si ai e ka ndertu ekipin me blerje relativisht cilsore.

Ardhja e Vulajt, Boshnjakut, Juriç si dhe rikthimi i Shehit e Markut si dhe zbulimi ma i ri Alivoda i cili asht nji lojtar ne te cilin kam simpati premtojne shume per nje Vllazni kompetitive ne çdo aspekt. E uroj me zemer qe Vllaznia te jete kampione pasi Shkodra pas dy kupave te republikes tashma do titullin kampion pas 21 vitesh pritje.

Andi Gjurgjej

Bristol- Angli, 1 Gusht 2022