Brazili ka ndërlikuar së tepërmi shanset për të qënë skuadra e parë që kalon në raundin e dytë të Kupës së Amerikës.

Skuadra e drejtuar nga Tite ka dal huq në takimin e dytë në grupin A, duke u ndalur në një barazim pa gola nga Venezuela. Edhe pse shënoi 3 gola dhe iniciativa nuk mungoi për asnjë çast, fati dhe sistemi VAR ishin kundër tyre.

Kështu Selecao kënaqet me një pikë, por rrezikon të mos kualifikohet në raundin tjetër. Kjo për shkak se Peruja, rivali i saj në ndeshjen e fundit fitoi lehtësisht, 3-1 ndaj Bolivisë dhe u ngjit në vendin e dytë me 4 pikë, aq sa Brazili.

Skenarët janë që Brazilit i mjafton edhe një pikë për tu kualifikuar, por një fitore e Perusë, e lidhur edhe me një triumf të Venezuelës ndaj Bolivisë i nxjerr jashtë vendin organizator. Takimet Brazil-Peru dhe Venezuelë-Bolivi luhet mbrëmjen e 22 qershorit.