Klubi i Galatasaray-t prezanton pesë “yjet” e futbollit, shërbimet e të cilëve i siguroi në orët e fundit të merkatos.

Një prezantim plot klas, me tapet të kuq, si për të treguar madhështinë e këtyre lojtarëve në futbollin europian.

Mathias Ross Jensen, Milot Rashica,Yusuf Demir, Juan Mata dhe Mauro Icardi.

Një merkato me “pesë yje” për gjigantët nga Stambolli, që duan të harrojnë sa më shpejt zhgënjimin e sezonit të kaluar.

“Nuk kemi nevojë për Oscars, këtu janë GalaStars. Ne jemi më të mirët!”

Ishte thjesht një Galatasaray i papërmbajtshëm në këtë merkato verore. Javë më parë, në këtë skuadër janë transferuar edhe Dries Mertens e Lucas Torreira.