Dy ditet e fundit ne media ka filluar nje “gare” nga klube dhe media per te prezantuar autobuset e tyre dhe se kush e kishte bere me te bukurin dhe i pari nje te tille.

Dje ishte ekipi i Kukesit qe prezantoi autobuzin e ri te tij e me pas edhe Tirana, nderkohe qe ne media u tha se “i pari qe solli një risi të tillë në kapionatin shqiptar ishte Skënderbeu disa vite më parë kur shkëlqente edhe në Europë.

Klubi korçar në atë periudhë kishte autobusin të dizenjuar me stemën dhe simbolet e skuadrës, ndërsa tani po e zbatojnë edhe ekipet e tjera”.

Kjo gje nuk i ka pelqyer menaxherit shkodran Dritan Gjyrezi i cili permes disa postimeve, ka dashur t’u kujtoje te gjitheve se i pari nuk ishte Skenderbeu, por Vllaznia.

Ai ka postuar nje foto te autobuzit te Vllaznise ketu e 12-13 vite me pare, atehere kur president i klubit ishte Valter Fushaj. “Ky gazetari ka fillu me e ndjek futbollin vone. Behet fjale qe ne 2009 autobuzi me logon e Vllaznise”- shkruan Gjyrezi./SHKODRA-SPORT.COM/