Ne kampin shkodran vazhdojne ta kene mendjen tek titulli kampion, por ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Armando Cungu eshte i mendimit se skuadra kuqeblu duhet ta kete mendjen vetem tek vendi i trete sepse gara per titullin eshte e humbur.

Ne nje prononcim per “Shkodra Sport”, ai ka thene nder te tjera se Vllaznia nuk duhet ta fuse veten nen presion, por te fokusohet tek vendi qe i çon ata ne Europe.

“Per mendimin tim, Vllaznia duhet ta kete luften per vendin e trete te renditjes, per te siguruar automatikisht nje vend per ne Kupat e Europes dhe te mos ja lere kete gje Kupes.

Vllaznia i ka potencialet per ta siguruar vete kete gje dhe te mos mbese ne doren e te tjereve. E ka treguar ne ndeshje te veçanta se nuk ka frike asnje skuader, perfshi ketu edhe Tiranen, qe e dominoi ne te gjitha drejtimet ne ndeshjen e para pak javeve.

Si rrjedhoje duhet te vazhdoje te luftoje fort dhe te siguroje fillimisht vendin e trete, qe do te thote dhe realizim objektivi. Se çfare ndodhe me pas, do ta tregoje gara deri ne fund”- eshte shprehur Cungu.

I pyetur nderkohe ne lidhje me ndeshjen ndaj Dinamos, ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kuqebluve eshte shprehur: “Vllaznia e ka detyrim fitoren me Dinamon. Vertete ajo mund te kete mungesa ne kete ndeshje, por e ka kontigjentin e mjaftueshem per t’i zevendesuar keto lojtare.

Vllaznia duhet te shfrytezoje edhe hapin e gabuar qe ka bere Kukesi dhe t’i afrohet vendit te trete dhe ta siguroje ate sa me shpejt te jete e mundur”./SHKODRA-SPORT.COM/