Ish- futbollisti i Vllaznise Albin Sadrijaj gjen ekip. Ditet e fundit mesohet se ai ka firmosur ne Zvicer me ekipin Bellinzona qe merr pjese ne Promotion League (kategoria e trete).

24 vjeçari qendroi vetem 6 muaj ne Shkoder, por pa lene asnje gjurme dhe si rrjedhoje ne fillim te ketij viti, bashke me drejtuesit e Vllaznise rane dakord per ta nderprere kontraten.

Ai me kuqeblute u aktivizua vetem 7 minuta ne ndeshjen e fazes se pare ndaj Partizanit ne Elbasan, nderkohe qe ka luajtur edhe ne 3 ndeshje te Kupes se Shqiperise.

Por kuptohet qe kaq ishte shume pak dhe per kete arsye, edhe vete lojtari e pa te arsyeshme te kthehej andej nga erdhi, por kete here duke shkuar ne kategorine e trete te futbollit zvicerian.

Para se te vinte tek Vllaznia, lojtari me origjine nga Kosova kishte qene pjese e SC Kriens ne Challengue League, ndersa tani e deri ne fund te sezonit do te luaje me Bellinzona./SHKODRA-SPORT.COM/