Southampton “preu biletën” për në çerekfinalen e FA Cup, teksa “Shënjtorët” kaluan me sukses në shtëpi West Ham me rezultatin 2-1. Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen, mirëpo kjo nuk e pengoi sulmuesin e kombëtares të bëhej vendimtar për të tijtë.

Në pjesën e parë, Southampton shënoi me anë të Perraud, mirëpo në fraksionin e dytë, miqtë reaguan dhe rikthyen baraspeshën me anë të Antonio që përfitoi edhe nga gabimi i Caballero.

Gjithsesi, Broja i aktivizuar në minutën e 46, e gjeti formën për t’u bërë protagonist teksa fitoi 11-metërsh në të 67-tën teksa fitoi duelin me Dawson. Në fillim, arbitri nuk e akordoi penalltinë, por me ndërhyrjen e VAR u duk qartë faulli ndaj Brojës.

Nga pika e bardhë, Ward-Prose riktheu Southampton në avantazh. Por, Broja nuk e kishtë thënë ende fjalën e fundit teksa në minutën e 94, 20-vjeçari nis një aksion individual teksa në brendësinë e zonës ndëshkoi portierin kundërashtar. Sakaq, vendasit e ruajtën rezultatin deri në fund duke arritur kualifikimin e shumëdëshiruar.