Ka vetem nje muaj e pak dite qe drejton Vllaznine, por menjehere ka konstatuar nje problem: Ndaj saj arbitrat nuk sillen ne menyren e duhur. Trajneri i kuqebluve ne basketboll per meshkuj mendon se ato gabojne me dashje.

Nje gje te tille, trajneri nga Peja e ka shprehur edhe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ku sidomos eshte ndalur ne arbitrimet ndaj nje skuadre te ciles nuk ka dashur t’ia permend emrin. E kjo do te thote se shkodranet nuk po penalizohen vetem ne futboll nga arbitrat, por edhe ne basketboll.

“Gjate gjithe karrieres time kam patur probleme me arbitrat, por veçanerisht tani ne Shqiperi po shoh se jane edhe me te medha problemet me to. Kuptohet qe edhe ne kemi pretendimet tona, sidomos kur po i zhvillojme ndeshjet ndaj nje skuadre te ciles nuk po du me ia permend emrin.

Ndaj kesaj skuadre, arbitrimi eshte hapur ne favorin e saj, ndersa ne ndeshjet e tjera ka probleme por nuk jane dhe aq te dukshme, por prapeseprape mund te them se Vllaznia po penalizohet.

Nuk e di se pse ndodh kjo, nuk po e kuptoj kete pune. Ka momente qe keto gabime te arbitrave nuk behen me dashje, por ne shumicen e rasteve mendoj se behen me dashje. As arbitrat, as lojtaret dhe as ne trajneret nuk jemi te pagabueshem, mund te gabojme por jo aq hapur”- eshte shprehur trajneri i ekipit te basketbollit te meshkujve te Vllaznise Fabian Gjuka./SHKODRA-SPORT.COM/