Vllaznia në tetë ndeshje kampionat ka pësuar vetëm dy gola. Edhe ato madje kanë qenë plotësisht të evitueshëm dhe mund të jenë pësuar nga pakujdesia që kanë treguar futbollistët kuqeblu në fushën e lojës.

Një situatë e tillë padyshim që ka krijuar njëfarë stabiliteti në prapavijë ku portieri Sherri nuk ka shumë punë gjatë ndeshjeve dhe meritën për këtë kuptohet që e ka edhe mbrojtja.

“Mburoja” e portës pikësëpari vjen nga katërshja e mbrojtjes në të cilën “komandon” një lojtar me shumë përvojë: Rumuni Dan Gelu Ignat. 32 vjeçari me një karrierë shumë të pasur në Rumani, Jordani, Oman e Indi, tashmë po jep kontributin e tij tek Vllaznia.

Mënyra si luan, me thjeshtësinë e tij tregon më së miri se në këtë moshë që është më shumë luan përvoja dhe eksperienca sepse gjendja fizike.

Megjithëse edhe për këtë të fundit, duket në një nivel shumë të mirë. Skuadra shkodrane në fakt e ka patur të domosdoshëm një futbollist të tillë në prapavijë duke parë edhe problemet që po e shoqërojnë Malotën. Gjithsesi Ignat po e bën siç duhet punën e tij dhe trajneri Lika duket i kënaqur me këtë gjë.
© shkodrasport.com