Skuadra e Dortmund ka grumbulluar në skuadër dy talente të së ardhmes si Haland dhe Xhejdon Sanço.

Për të dy këta futbollistë interesi është i lartë, mirëpo në fundin e këtij sezoni ai që rrezikon të largohet është Xhejdon Sanço, kjo edhe për arsye se klubi gjerman vështirë se do i rezistojë ofertave.

Britaniku ka një sërë ofertash për t’u rikthyer në ishull aty ku Mançester Siti nuk i dha shansin. Tashmë, është Mançester Junajtid që udhëheq garën për të transferuar Sançon teksa nga ekipi i “Djajve të Kuq” pritet të largohet edhe Pol Pogba.

Kështu, anglezët kanë të gatshëm buxhetin prej më shumë se 100 milionë eurosh që do të bindnin Dortmundin.

Deri më tani Sanço ka grumbulluar 14 gola në dhe 14 asiste në Bundesligë, ndërkohë që në ndjekje të talentit verdhezi është edhe Liverpuli. /VipSport/