Spanja mundi 2-1 Shqipërinë në ndeshjen miqësore të luajtur dje në RCDE Stadium. Edhe pse ishte thjeshtë një test, nuk munguan polemikat, pasi ka dyshime për golin e dytë të iberikëve.

Ai që i dha assistin autorit të golit, Olmo, ishte pikërisht Jordi Alba, por ky i fundit ka gjasa të ketë qenë offside.

Gazetari i njohur shqiptar, Pano Xhixho, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me Jordi Alban. Mbrojtësi i Barcelonës duket se ka pranuar që ka qenë në pozicion të parregullt.

“Pranoi që ishte “pak” offside” – shkruan ai.Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në miqësore me datën 29 mars, në orën 18:00.