Ndodh edhe keshtu. Nje skuader e cila po humbte ne shifrat e thelle 10-0 ne nje ndeshje futbolli, ka vendosur ta braktise fushen, per te mos u kthyer me per te vazhduar loje.

Ka ndodhur me skuadren gjakovare, United Boys e cila ka dale nga fusha në minutën e 39-të, pasi ishte duke humbur 0-10 ne ndeshjen ndaj ekipit Akademia e Futbollit ‘Australia’.

Pas lëshimit të fushës nga skuadra e United Boys, Akademia e Futbollit ‘Australia’ i ka kërkuar FFK-së që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe t’i ndëshkoj skuadrat që i bëjnë dëm futbollit kosovar.

“Ftojmë Federaten e Futbollit të Kosovës që në bazë të rregulloreve të saj të veproj dhe ekipet e tilla të cilat vetëm i bëjnë dëm futbollit Kosovar të i ndëshkoj me përjashtim nga garat”, ka shkruar në Facebook, Akademia e Futbollit ‘Australia’.

Dy skuadrat garojnë në ligën e tretë të futbollit të Kosovës. Ne fakt nuk kishim degjuar me pare qe nje skuader te linte fushen si rrjedhoje e humbjes se thelle qe po pesonte dhe kjo ndodh ne futbollin kosovar.