Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli për “Supersport” pas ndeshjes derbi të fituar kundër Tiranës, ku u shpreh shumë i lumtur me faktin që skuadra e tij diti të reagojë. Mes të tjerash, tekniku i “Demave të kuq” u shpreh:

Në fakt çdo trajner e fillon me 11 lojtarë, respektoj të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Partizanit, për fatin tonë hyri në kohën e duhur, që kur kam ardhur është folur vazhdimisht për Hebajn, nuk i kam dëgjuar asnjëherë zërat. Unë shoh stërvitjen, kohën e fundit ka reaguar, më shumë se ç’duhet, shpresoj që të vazhdojë kështu.

Mensah punon shumë mirë, ka rritur agresivitetin dhe lëvizshmërinë, ai njeh topin, lëviz në zona të ngushta. Mund ta lija me tepër në fushë por Çinari është më agresiv në zonë dhe mund të na ndihmonte. Kjo është pjesë e punës, edhe ndërrimet fusha i tregon nëse ke të drejtë apo jo.

Sa i përket gabimeve, dua të shoh ndeshjen me qetësi, të shoh ku bëmë gabime, luajtëm kundër Tiranës, që është shumë e mobilizuar. Me ardhjen e Memës treguan se kanë futboll nuk e meritojnë të jenë aty. Goditëm dy herë shtyllat, me perceptimin tim na u mohua një penallti, pra ishte e merituar.

Ne menduam të pritnim Tiranën, të vinin ato dhe të gjenim diçka nëpërmjet hapësirave. Asani dhe Mala nuk ishin në pikat ku duhej të ndëshkonim, edhe për meritë të Tiranës. Në pushim menduam të mos gabonim, por u ndëshkuam. Vëmendja më e madhe e lojtarëve të qendrës, plus edhe e Malës që na ndihmoi, hyrja e Hebajt na dha shtytje në mes. Kaluam me dy sulmues qendre dhe presioni bëri të shënonim dy herë dhe raste të tjera”,- u shpreh Gega.