Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani është shprehur se Skënder Gega nuk ka dhënë dorëheqjen por ai është shkarkuar nga Safet Gjici, duke thënë se e njeh mirë këtë të fundit. Për “RTV Dukagjini”, Tovërlani është shprehur se te Ballkani po përflitej prej kohësh për largimin e trajnerit Ismet Munishi, vendin e të cilit e mori Bledi Shkëmbi.

“Tani po thonë që Gega dha dorëheqjen, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ai u shkarkua! Unë e di si është Safet Gjici. Një trajner që shpalli Partizanin kampion, këto janë çudira shqiptare.

Unë dëshiroj që të mos vijë frymë e Shqipërisë edhe në Kosovë. Shumë klube nga Shqipëria nuk janë licencuar për këtë sezon, shkaku i borxheve ndaj trajnerëve dhe lojtarëve.

Që nga vera, kur në plan të parë nuk ishte Shkëmbi por një tjetër, Munishi e dinte që në fillim te sezonit që situatat te Ballkani në Suharekë kishte filluar të lëkundej.

Shkëmbit ia kemi parë statistikat. Nuk është se ka përvojë të madhe si trajner. Si futbollist ka qenë shumë i mirë. Trajnerë nga Shqipëria këtu ka pasur shumë, por asnjë nuk e ka fituar titullin.”, tha Toverlani.