Sportistja kosovare Bentiana Beqa ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të fitnesssit që u zhvillua këto ditë në Kinë. Ajo është renditur në vendin e dytë, me pikë të barabarta me brazilianen që zuri vendin e parë dhe kësisoj ka marrë medaljen e argjendtë.

Një gjë e tillë bëhet e ditur përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga Federata shqiptare e bodybuilding dhe fitnessit ku thuhet: Më datat 16 – 18 Nëntor 2018 në Beijing të Kinës, u zhvillua Kampionati Botëror i Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro ëorld Championship”, ku mori pjesë sportistja shqiptare Gentiana Beqa.

Në kategorinë ëellnes Fitness, ajo triumfoi në finale me medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë, brazilianen Angela Borges, duke vazhduar sukseset e saj për herë të pestë rradhazi.

Më herët ajo është shpallur Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj e zjarrtë ishte, që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.

Në botërorin e rradhës që do të zhvillohet në muajin Maj 2019 do të vazhdojë pregatitjet me stërvitje me speciale nga nga dy trajnerët e saj, Asdren Ahmeti dhe Elvin Beqa për qenë pretendente e sigurtë e Medaljes së Artë.
© shkodrasport.com