Menyra si u largua trajneri i Tiranes Emanuel Egbo per shumekend ka qene nje plan i nisur prej kohesh dhe eliminimi ne Kupe ndaj Korabit ka qene thjesht nje pretekst.

Por nga ana tjeter, specialisti i njohur i futbollit Edmond Gezdari eshte ndalur edhe tek njeriu qe e ka zevendesuar tashme ate ne pankine, Nevil Dede.

Sipas tij, Dede kishte kohe qe e sulmonte Egbon ne studiot televizive dhe kjo mund te kete qene nje strategji e tij per t’i zene vendin.

Nje deklarate te tille Gezdari e ka bere gjate nje lidhje te drejteperdrejte me emisionin “Fax Sport” kur eshte shprehur:

“Vendimet per largimin apo ardhjen e nje trajneri i merr presidenti sepse eshte e drejte e tij, por ne rastin e Egbos mendoj se ka qene nje vendim i nxituar i marre prej tij.

Kam pare gjithe keto kohet e fundit Nevil Deden ne studiot televizive duke e sulmuar Egbone dhe menjehere me shkoi mendja ne mos ka qene ndonje strategji e tij per t’i zene vendin”- ka thene Gezdari./SHKODRA-SPORT.COM/