Veleçiku ka bere nje paraqitje te mire megjithate kjo nuk i ka mjaftuar per t’u kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Koplikasit kane luajtur pasditen e sotme ne Ballsh ndaj Bylisit dhe kane humbur ndaj tij me rezultatin 1-2, çka nuk i jep mundesine te shkojne me tej ne kete kompeticion.

Vendasit kane shenuar dy gola qe ne pjesen e pare dhe i pari ka patur per autor ish- futbollistin e Luftetarit Griseld Lika.

Nderkohe qe i dyti eshte shenuar nga ish- futbollisti i Veleçikut Aleksander Trumçi i cili qe ne ndeshjen e pare zyrtare me Bylisin ia del te shenoje.

Ne fundin e ndeshjes nderkohe Veleçiku ka ngushtuar shifrat me ane te Shekajt megjithate kjo nuk ka vlejtur per asgje sepse Bylis shkon me tej. Por nderkohe koplikasit duhet te fillojne te mendojne per kampionatin ku e pret nje gare shume e forte./SHKODRA-SPORT.COM/