Ndonese luante ne fushen e vet, Beselidhja eshte eliminuar nga Kupa e Shqiperise. Kete surprize te hidhur ia ka shkaktuar ekipi i Egnatias se Rrogozhines.

Gjithçka ka ardhur pas gjuajtjes se 11-metershave ku rrogozhinasit jane treguar me te sakte duke fituar 4-3 dhe duke kaluar me tej.

Koha e rregullt e ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Lezhes kishte perfunduar ne barazim 1-1. Fillimisht kane qene miqte qe kane kaluar ne avantazh me ane te Maganit.

Me pas, pikerisht 5 minuta me vone lezhjanet kane barazuar me ane te Hoxhes. Ndonese edhe me pas ka patur perpjekje per te shenuar gola te tjere, kjo nuk ka ndodhur.

Madje edhe ne shtese e njejta situate dhe kjo i ka detyruar te dy ekipet t’i drejtohen pikes se bardhe per te gjuajtur 11-metershat.

Te parin per Egnatian e ka gjuajtur dhe shenuar shkodrani Ndriçim Shtubina e me pas kane shenuar edhe Kledi Dibra e Samet Hepaj per Beselidhjen por dy gjuajtjet e fundit te lezhjaneve jane pritur nga portieri rrogozhinas dhe kjo ka bere qe te jete Egnatia fituese duke kaluar keshtu ne turin e dyte te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/