Shume ndeshje miqesore dhe pak gola te shenuar nga Vllaznia. Duket se ekipi shkodran i kishte “kursyer” ato per ndeshjet zyrtare sepse ne te paren te tille, ka shenuar plot 7.

Ne fakt edhe kundershtari duhet thene se nuk ka qene i nje niveli te larte, por nje muaj e gjysem me pare, keto dy skuadra ishin ndeshur ne nje miqesore te luajtur ne Bilisht dhe ate ndeshje Vllaznia e pat fituar me rezultatin e ngushte 1-0, me nje autogol te vendasve.

Sot ishte ndryshe dhe jo vetem qe u shenuan shume gola, por interesant eshte fakti se gjashte prej tyre jane shenuar nga futbolliste qe debutojne per here te pare zyrtarisht me fanellen e Vllaznise.

Tre prej golave mbajne firmen e sulmuesit boshnjak Haris Dilaver, nje tjeter eshte shenuar nga shqiptari i Maqedonise se Veriut Demir Imeri, po ashtu ka shenuar edhe maqedonasi Aleksander Isaevski si dhe tjetri nga kukesiani Fjoart Jonuzi.

I vetmi nga kontigjenti i sezonit te kaluar qe ka shenuar, ka qene mesfushori Herald Marku, por edhe 11-metershin qe ai e ka kthyer ne gol e mori nje debutues, braziliani Victor da Silva.

Deri diku normale qe do te ndodhte keshtu sepse te Vllaznia e sivjetme kane ardhur plot 17 lojtare te rinj dhe ata perbejne bazen e ekipit./SHKODRA-SPORT.COM/