Me vonese filloi sezoni I ri futbollistik, vonese kjo qe vuri si ne heshtje pretendimet e skuadrave, dekleratat e trajnereve, mbyti dhe zhurmen e merkatas dhe kishte te drejte te reagonte sponsori I Vllaznise, z.Xhaferi kur deklaronte se edhe  ketyre miqesoreve po u iken serioziteti.

Dhe Vllaznia e kishte fshehur thelle ambicjen dhe oreksin e saj per ta prezantuar ne inagurimin e sezonit futbollistik kombetar.

Dhe si pa u gufosur prej asaj fitorje te pare ndaj Devollit 7-0 per Kupen e Shqiperise, nisi me te njejtin optimizem dhe Kampionatin Kombetar ku dy fitore te pastra me shifrat 2-0 ndaj Apollonise ne “Loro Borici” dhe ne transferte me Skenderbeun, plotesuan skenarin e nje fillimi me pretendime.

Edhe pse nuk munguan reagimet ne shtypin sportiv ku nje specialist me nje karriere te gjate futbollistike, keshillonte se Vllaznia me pare se te shfaqe pretendimet per te kene konkuruese per trofe, te mendoje me pare per mbijetesen ne kampionat!!!

Dhe per kete perkujdesje pati nje reagim jo me shume debate, por me nje fitore tjeter spektakolare ne “Loro Borici” te premten e 13 nentorit me shifrat 8-0 ndaj nje Elbasani qe nuk kishte shkel ne tapetin e ketij stadiumi prej vitesh.

Dhe pas kater ndeshjeve me fitore, me 19 gola te shenuar nje rekord ky ne statistikat e klubit shkodran ne ecurine e tij nje shekullore.

Dhe per me shume kjo shifer 19-0 flet jo vetem per aftesine dhe oreksin e sulmueseve te Vllaznise por edhe per nje siguri ne prapavije ku porta e Vllaznise ne kater ndeshje nuk ka pesuar as nje gol.

19-0 shifra qe nuk duan shume koment, por nje paralajmerim tregojne per kete kampionat: VLLAZNIA PO TROKET…

Trajneri Brdariç dhe stafi I tij, drejtori sportiv, sponsori guximtar z.Xhaferi qe iu afrua Vllaznise ne kohen me kritike, besojne shume ne keto rezultate, çka tregon se merkatoja ka qene ne sherbim te asaj qe Vllaznia do le pas shpine nje 10 vjeçar me shume probleme.

19-0 po vene ne nje gare shume konkuruese sulmuesit. Trajneri Brdariç eshte entuziast se te gjithe ato futbolliste qe po luajne ne vijen sulmuese, po shenojne dhe shifra 19 ka keto protogoniste: Dilaver me 6 gola, Imeri 3 gola, Victor Da Silva 3 gola, Dunga 2 gola, Isaevski, Marku, Jonuzi, Çoba dhe Mandiangu nga 1 gol.

Sa trishtim per sportdashesit shkodrane qe nuk kane mundesi te duartrokasin per kete Vllazni dhe per keto gol shenues edhe spektakolar.

Trajneri Brdariç nje profesionist me zemer te madhe sa I gezohet fitoreve aq gezohet kur shprehet se po i rikthen tifozerise shkodrane buzeqeshjen, se qyteti qe ka shpikur futbollin shqiptar duhet te hyje perseri ne historine e futbollit te ketij vendi.

A eshte shpejt te themi se Vllaznia po troket me pretendime qe do te dije te mos kaloje ne vetekenaqesi dhe te shpalos edhe te dielen ndaj Tiranes lojen e saj rezultative per te treguar se do jete progoniste ne sezonin e ri futbollistik? Te presim….