Vllaznia sot luajti ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ku përballë pati skuadrën e Elbasanit.

Me verdheblutë të cilët kanë shumë probleme, por edhe me një Vllazni me potencial dhe shumë lojtarë në përbërje, ndeshja për djemtë e Tomas Brdariç ka qenë një formalitet…

Por, sot trajneri Brdariç ka fituar edhe tre lojtarë sidomos në sulm, ku bien në sy Ismail Dunga, që erdhi këtë verë në Shkodër pas eksperiencave me Luftëtarin e Tiranën.

Sot sulmuesi që ka luajtur edhe me Kombëtaren e shtetit të tij, Kenia ka realizuar ashtu si dhe Mandiangu që lë pas dëmtimin e gjatë apo dhe i riu Çoba. Duke treguar në këtë mënyrëbse potencialet e skuadrës së Vllaznsië janë të mëdha këtë sezon…

Me shkodranët që synojnë të jenë kompetitivë në të dy kompeticionet e rëndësishme, kampionat dhe kupë, trajneri Tomas Brdariç bashkë edhe me stafin e tij është duke bërë mirë.

Madje duke menduar për të tashmen dhe të ardhmen e klubit kuqeblu dhe kjo duket edhe nga interesi në ndjekje të skuadrës U-21, në të cilën aderojnë shumë lojtarë që janë stërvitur me kuqeblutë./vipsport/