Partizani fitoi serish ndaj Tiranes, per te disaten here ne keto pese vitet e fundit dhe u rikthye ashtu si duhet me pretendimet per te qene ne nivelin e pretendentes.

Por nga ana tjeter, ne kampin bardheblu me siguri qe nuk po e pertypin dot kete humbje sepse me te leshuan edhe kreun e renditjes. Ne media po flitet shume per nje Tirane pretendente por ne fakt, edhe ndeshja e sotme tregoi se ky ekip nuk eshte i pandalshem.

Si per te trazuar edhe me shume gjerat, ka menduar edhe menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi i cili me nje status te publikuar ne profilin e tij ne rrjetet sociale, “gjen” dhe shkakun e humbjes se Tiranes. “Perserisni ndeshjen, vendosni arbiter Jorgjin dhe fiton Tirana!”- shkruan menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi.

Ai mesa duket e ka ende inatin tek vendimet e ketij arbitri ne ndeshjen e para tre javeve, ate Vllaznia- Tirana kur i mohoi ekipit shkodran nje 11-metersh te sigurte. Prandaj dhe me ironi i thote bardhebluve se per te fituar sonte ndaj te kuqve duhej te kishin ne fushe arbiter Enea Jorgjin dhe jo Kridens Meten.
www.shkodrasport.com