Numri i futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në Itali dhe më gjerë, është i lartë. Së fundmi, në ndeshjen e të rinjve mes Lacios dhe Empolit, titullarë në fushën e blertë kanë qenë plot 5 shqiptarë.

Kjo ndeshje e dominuar nga talentet kuqezi, është mbyllur në barazim pa gola ku bie në sy fakti se 3 nga titullarët ishin pjesë e Lacios, ndërkohë që po te kryeqytetasit ishte edhe një në stol. Në kampin tjetër, kishte dy futbollistë shqiptarë.

Alia, Ndrecka dhe Kalaj ishin talentet kuqezinj të cilët kanë veshur fanellën e Lacios, teksa në stol ka qenë i ulur Emiliano Shoti. Nga ana tjetër, Kleis Bozhanaj dhe Kristian Asllani ishin në fushë duke mbrojtur fanellën e Empolit./visport/