Partizani mund Tiranën 2-1 në derbin e parë për këtë sezon dhe zbret bardheblutë në tokë, pas rezultateve të mira të fillim kampionatit. Një fitore e vështirë, por e merituar për skuadrën e kuqe, që pavarësisht vështirësive të fillimit arriti të shënonte dhe të ruante rezultatin deri në fund.

Pa nisur ndeshja, fusha u pushtua nga tifozët e të dy skuadrave që u përleshen me grushte pas portës, duke bërë që brenda stadiumit të futen forcat speciale për të siguruar mbarëvajtjen.

Me nisjen e ndeshjes të dy skuadrat reagojnë se duan ta fitojnë takimin, por bardheblutë janë më kërkues në sulm. Megjithtë, Partizani godet dy herë brenda gjashtë minutave duke ndezur tifozerinë dhe praktikisht hipotekuar fitoren.

Në të 28 është Cordeiro që shfrytëzon një përplasje mes Kërçikut dhe Vangjelit dhe i vetëm para Ilion Likës dërgonin topin në rrjetë. Dyfishimi i avantazhit vjen në të 34’kur Solomon përfiton nga krosimi i shkëlqyer i Malës dhe shtyn me kokë topin në rrjetë. Për t’u veçuar pas golit të parë, shikimi i trajnerit Lerda në drejtim të tribunës, aty ku ndodhej presidenti Demi, i cili kishte deklaruar para takimit se nëse nuk fitonte, italiani shkarkohe
Me Partizanin në festë dhe Tiranën e tronditur mbyllet pjesa e parë, pas pesë minutave shtesë. Pjesa e dytë nis me Tiranën që kërkon të bëjë më shumë, por nuk ia del dot.

Shkëndija vjen në të 79’, kur Hasani shkurton diferencën në rezultat pasi shkëputet i vetëm pranë Hoxhës pas një krosimi në zonë, por kaq nuk mjafton për të shmangur humbjen.
Pas triumfit, i 66-i në historinë e derbit për ta, Të Kuqtë barazojnë Tiranën dhe Kukësin me 10 pikë në renditje, 1 më pak se Bylis dhe Teuta që kryesojnë.