Java e gjashtë e Kategorisë Superiore është luajtur sërish në dy ditë, ku natyrisht ka spikatur derbi mes Tiranës dhe Partizanit, teksa nuk kanë munguar as rezultatet surprizë. Edhe një herë tjetër, Partizani ka arritur të fitojë derbin me rezultatin 1-2, duke e kthyer këtë ndeshje në tabu për Tiranën.

Kjo fitore e Partizanit, e ka bërë edhe një herë tjetër lëmsh klasifikimin e Superiores, duke qenë se të gjitha skuadrat janë ngjeshur tashmë dhe diferenca është shumë e ngushtë mes skuadrave.

Aktualisht, Superiorja kryesohet nga Bylisi që e sheh veten në kuotën e 11 pikëve, aq sa ka edhe Teuta e vendit të dytë. Ndërkohë, Tirana, Kukësi dhe Partizani e shohin veten në kuotën e 10 pikëve, teksa Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga 9 pikë.

Ajo që bie në sy, është fakti se Skënderbeu i vendit të shtatë, ka vetëm 2 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë, ndërkohë që më i shkëputur në fund është Flamurtari që numëron vetëm një pikë, e në vendin e nëntë, Luftëtari me 5 pikë e Laçi me 6. /VipSport/

Ndeshjet:

Bylis – Flamurtari 5-0

Vllaznia – Skënderbeu 4-0

Teuta – Kukësi 1-0

Luftëtari – Laçi 1-1

Tirana – Partizani 1-2