“Vllaznia B” sot ka fituar 2-1 ndaj Klosit ne ndeshjen e pare te kampionatit dhe nder protagonistet kryesore te ketij suksesi padyshim ka qene sulmuesi Belajdi Pusi i cili ka shenuar te dy golat per kuqeblute.

Megjithate ka patur edhe nje protagonist tjeter te cilin duhet ta veçojme per nje arsye me shume. E kemi fjalen per portierin Kristi Qarri. 19 vjeçari i talentuar ka bere nje paraqitje shume te mire ne kete takim duke shpetuar porten e tij ne 3-4 momente te rrezikshme me pritjet qe ka bere.

Por ne fakt, sot nuk duam te ndalemi tek pritjet e tij. Ndoshta shume pak e dine qe diten e djeshje Qarri ka patur nje fatkeqesi familjare: Gjyshi i tij ka nderruar jete. Diten e sotme nderkohe eshte bere edhe percjellja e tij per ne banesen e fundit dhe me te ndodhur kjo ai menjehere eshte drejtuar drejt fushes sportive “Reshit Rusi” per te luajtur.

Ne fakt, edhe drejtuesit e klubit Vllaznia jane habitur me nje vendim te tille. Diten e djeshme, ata kane biseduar edhe me trajnerin e ekipit B Altin Xhahysa per lojtaret e ekipit te pare qe do te luanin sot ndaj Klosit dhe eshte diskutuar qe ne porte te luante Ted Laço ngaqe Qarri kishte kete fatkeqesi.

Megjithate trajneri i portiereve Ideal Lekiqi mbreme ka patur nje telefonate me Kristin, fillimisht per ta ngushelluar dhe me pas edhe per te biseduar per ndeshjen e sotme dhe ne fakt edhe ai eshte habitur kur portieri i ka thene se do te vinte ne ndeshje!

Dhe ne fakt e mbajti fjalen. Percolli gjyshin per ne banesen e fundit, nxitoi per ne “Reshit Rusi” per te ndihmuar Vllaznine B ne arritjen e fitores dhe me pas, menjehere per ne shtepi per t’i qendruar prane familjareve te tij ne kete rast fatkeqesie. Nje gjest vertete per t’u vleresuar. Bravo Kristi Qarri!
www.shkodrasport.com