Pavaresisht perpjekjeve, Murlani nuk ia doli te marre qofte edhe nje pike ne perballjen me Beselidhjen e luajtur pasditen e djeshme ne fushen sportive te Barbullusht dhe qe perfundoi me fitoren 2-0 te lezhjaneve, me dy golat e Pergjonit.

Duke folur pas ndeshjes per gazeten “Shkodra Sport” trajneri i Murlanit Vahedin Pepaj deklaroi se skuadra e tij ndoshta meritonte diçka me shume, por ne fund e pranoi se Beselidhja e meritoi fitoren.

“Per nga menyra si u zhvillua loja, ndoshta meritonim diçka me shume, por duke pare qe ekipi i Beselidhjes eshte me i pergatitur se i joni si dhe dalja e dy lojtareve tane per arsye demtimi, ia lehtesoi me shume punen dhe ne fund ajo e meritoi fitoren.

Ne na kane shoqeruar shume demtime gjate kesaj periudhe, madje ne ndeshjen me Sopotin kishim 6 mungesa dhe kesisoj do te mundohemi te bejme me te miren deri nga fundi ne menyre qe te renditemi sa me mire ne tabelen e klasifikimit”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Pepaj.

Videon e plote te prononcimin te tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: