Sukseset per sportistin shkodran Gezim Dimnaku vazhdojne. Diten e sotme ai ka arritur te shpallet serish kampion i Kanadase per veteranet. Ka konkurruar ne kategorine “master”, ne te cilin marrin pjese sportiste mbi moshen 30 vjeç dhe ka dominuar mbi gjithe te tjeret.
Ne pentathlon ku ka konkurruar Dimnaku, ka treguar nje forme shume te mire sportive dhe eshte renditur i pari. Kjo gare perfshin brenda vetes 5 disiplina dhe pikerisht ate te 100 metrave me pengesa, te kercimit se gjati, hedhjen e diskut, hedhjen e shtizes si dhe ne 1500 metra.
Ne kete te fundit madje ka vendosur nje kohe te re duke rregjistruar rekord per Quebekun.
Dimnaku perveçss ne pentathlon, ka marre pjese edhe ne kater gara te tjera dhe konkretisht ne kercim se gjati, trehapesh, 110 m/p dhe kercim se larti. Ne te gjitha ka dale i pari.
Ne kete menyre me 5 medalje ari ne te 5 keto disiplina, atleti shkodran eshte renditur i pari duke u shpallur kampion i Kanadase edhe per kete vit.
Ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport”, ai do te shprehej keshtu pas ketij suksesi: “Arritja e ketij suksesi ka qene shume e veshtire por ja kisha vene vetes si qellim dhe padyshim qe tashme jam i lumtur qe ia dola”.
Rasti i Gezim Dimnakut eshte vertete per t’u veçuar. Ai eshte 47 vjeç sot por me sport merret prej 35 vitesh pa shkeputje dhe per rrjedhoje gezon nje forme te shkelqyer, aq sa veshtire se do te heqe dore prej tij edhe per disa vite te tjera.