Dita e sotme është e veçantë për ish- futbollistin e njohur të Vllaznisë së viteve ’80, mbrojtësin e majtë të saj- Isak Pashajn. Ai feston 58 vjetorin e lindjes dhe kuptohet që ky është një moment që edhe “Shkodra Sport” e shfrytëzon për t’i uruar edhe 100 vite të tjera të lumtura.

I datëlindjes 25.03.1964, ai u dashurua shpejt me këtë lojë dhe në sezonin 1982 do të realizonte ëndrrën e tij të madhe për të kaluar tek ekipi i parë i Vllaznisë. Ai do ta bënte debutimin e tij me fanellën kuqeblu, pikërisht në ndeshjen Partizani- Vllaznia 2-1, luajtur më 18 shtator 1983 në “Qemal Stafa”.

Që prej atij momenti dhe deri në nëntor të vitit 1992 kur bashkë me shumë shokë të ekipit u larguan nga Shqipëria, Pashaj do të kthehej në një protagonist të asaj skuadre të madhe të Vllaznisë së viteve ’80.

Më pas është titullar edhe në ekipin Kombëtar Shpresa përkrah shkodranëve të tjerë si Hysen Zmijani, Fasli Fakja, Viktor Briza etj. Vazhdon të luajë me sukses edhe më pas në rradhët e Vllaznisë me të cilën fiton Kupën e Republikës në vitin 1987. Madje, në finalen e parë të luajtur në “Vojo Kushi” ai ka shënuar njërin nga tre golat e kuqebluve.

Po ashtu, në ndeshjen e Kupës së Kupave Sliema Uonders- Vllaznia të luajtur në shtator të atij viti, ka shënuar njërin nga katër golat e fitores 0-4 të kuqebluve, atë të parin, duke hedhur hapin e kualifikimit për në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Karriera e tij do të vazhdonte e suksesshme deri në sezonin 1991-92 kur Vllaznia do të shpallej kampione e vendit por Pashaj nuk do të luante deri në fund të tij sepse largohet jashtë vendit megjithatë emri i tij është i shkruar në “librin e artë” si kampion.

Sa i takon ekipeve kombetare, Pashaj ka nisur te grumbullohet qe 16 vjeç me kombetaren e te rinjve dhe nje vit me pas debuton me te ne Ballkaniaden qe do te zhvillohej ne Turqi. Për të vazhduar pastaj me ndeshjet në eliminatoret e Kampionatit Europian te zhvilluara ne vitin 1982 kunder Qipros, ku Shqiperia U18 u kualifikuar per ne fazen e grupeve, ndeshjet e te ciles u zhvillua ne Helsinki dhe Isaku ne te gjitha ato ka qene titullar formacioni.

Nderkohe, ne vitet 1983-85 ka qene lojtar titullar me ekipin kombetar Shpresa. Me pas, luan dy ndeshje me ekipin olimpik kunder Frances e ku trajneri i kombetares franceze ne prononcimit e tij pas ndeshjeve nder te tjera do te veçonte nje emer nga ekipi shqiptar, ate te Pashajt.

Sakaq, ne vitet 1986, 1987 dhe 1988 mbrojtesi i majte do te ishte lojtar permanent i ekipit kombetar te te rriturve. Madje ne vitin 1987, atehere kur ishte ne kulmin e formes se tij, nga mbledhja e trajnereve te FSHF-se caktohet te jete mbrojtes i majte i ekipit tone perfaqesues.

Kombetarja shqiptare do te shkonte ne ate periudhe ne Rumani dhe kur pritej qe Pashaj te luante si titullar, nje dite para ndeshjes e therret trajneri Shyqyri Rreli dhe i thote se jo vetem nuk do te luante, por nuk do te ishte as rezerve!!! Arsyeja qe i jep Pashajt eshte se “i kishte rene ne vesh se ai kishte share sistemin”.

Ndeshja e dyte nderkohe do te zhvillohej pas disa kohesh ne Berat ndaj Kubes, ku kete here trajneri Rreli e le rezerve por vetem kaq. Isaku tashme kishte “biografi te keqe” dhe per rrjedhoje nuk do bente karriere me kombetaren. Madje vete Medin Zhega i thoshte ne ate periudhe se “dy shalqinj nuk mund te mbahen ne nje dore”, pra edhe “biografine e keqe” edhe karrieren me kombetaren.

Megjithate ka luajtur gjithsej 11 takime nderkombetare ndersa me ekipet kombetare zinxhit ka luajtur 25 ndeshje. Ka luajtur ne 10 kampionate me Vllaznine, nga te cilat ne 8 prej tyre si titullar i padiskutueshem.

Kjo është karriera e Isak Pashajt, mbrojtësit të majtë të Vllaznisë së viteev ’80 i cili sot feston ditëlindjen e tij dhe mbase është momenti ta lëmë atë të festojë i lumtur me familjarët e tij.
Gjergj KOLA