Giacomo Vrioni u pa në fillim si një sulmues premtues i Kombëtares sonë. Ai po shënonte rregullisht kur ishte pjesë e Tirol në Austri ku ishte në huazim pasi kartoni i tij ishte nën zotërimin e Juventus. Në Austri ai shpërtheu ku në 28 ndeshje shënoi 19 herë dhe asistoi 4 herë për shokët e ekipit.
Me transferimin e tij në SHBA tek New England Revolution sulmuesi vazhdon te shenoje dhe kete e ka treguar edhe ne ndeshjet e fundit. Në 10 ndeshjet e fundit Vrioni ka shënuar 5 gola. Kjo ka bere qe ai te jete ne vemendjen edhe te stafit te ekipit tone kombetar.
Ne nje periudhe kur Armando Broja nuk eshte në 100% të formës së tij, Giacomo mbetet përsëri një opsion për Sylvinhon dhe me shume mundesi ky i fundit do ta grumbulloje per ndeshjet e shtatorit.
Sulmuesi kuqezi do te jete nje element me shume per repartin ofensiv ne ndeshjet shume te rendesishme qe ka muaji i ardhshem per kombetaren tone dhe qe mund te percaktojne fatet e saj per kualifikimin ne Europian.