Kriza globale e shkaktuar nga COVID-19 detyroi organizatorët e International Champion Cup të anulojnë turneun e kësaj vere. Një nga sfidat me pritshmëri më të lartë ishte “El Clasico” (Barcelona-Real Madridit), që ishte programuar të zhvillohej në Las Vegas e që do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme për të dyja skuadrat.

Anulimi i kësa supersfide, e dyta që do të luhej në Shtetet e Bashkuara (pas asaj të zhvlluar më 29 korrik 2017, në Miami), u ka hequr mundësinë dy gjigantëve spanjollë që të futnin në xhep nga 9 milionë euro. Kjo është shifra që që u përfitua edhe në El Clasicon e para tre viteve në Amerikë.

Barça dhe Reali ishin përplasur vetëm një herë më parë jashtë Spanjës, pikërisht në Venezuele, në një miqësore të vitit 1982. Atë duel e fitoi Real Madridi (1-0).

Në të dytin, të mbajtur në stadiumin “Hard Rock”, në Miami, më 29 Korrik 2017, ishin të pranishëm 66 014 spektatorë. Bacelona triumfoi me rezultatin 3-2, me gola të Messit, Rakiticit dhe Piquésë, ndërsa për “Los Blancos” realizuan Kovacic dhe Asensio.