Konsiderohet nje blerje e rendesishme e Vllaznise, por do te jete i gatshem per te, vetem per ndeshjen e Superkupes ne fund te gushtit ndaj Teutes, e me pas ne ndeshjet e kampionatit te ri te Kategorise Superiore.

E kemi fjalen per fantazistin brazilian Wellinton Gustova “Gigante”. Ai jo vetem qe nuk eshte i gatshem per te ndihmuar kuqebluve ne ndeshjet europiane, por madje nuk mundet as te stervitet dot me ta.

Arsyeja eshte se gjate fazes pergatitore ne Zllatibor, ai ka pesuar nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje per momentin eshte ne fazen e terapise dhe i duhet kohe qe te marre veten.

Megjithate “Gigante” eshte gjithmone prane skuadres dhe keshtu ka ndodhur edhe pasditen e sotme kur ajo zhvillonte seancen e fundit ne pragndeshjen me Shiroki Brijeg dhe ai i ndiqte koleget e tij nga pankina.

Drejtuesit e Vllaznise besojne shume ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot kane firmosur nje kontrate trevjecare me te, megjithate duhet pritur deri ne fund per te pare vertete se cfare do te jete ne gjendje te beje./SHKODRA-SPORT.COM/