Prej 4 muajsh nuk eshte pjese e skuadres, megjithate si çdo shkodran e ka ndjekur Vllaznine dhe i eshte gezuar rezultateve pozitive qe ajo ka arritur kete fillim-sezoni.
Ish-kapiteni Gilman Lika ne “Sport Arena” ne studion e TV Rozafa ka folur me superlativa per skuadren e ketij sezoni kur thote: “Vllaznia i ka bere nje nisje shume te mire kampionatit dhe kete e tregojne vete rezultatet. Duhet pranuar se 3-4 ekipe jane me dobet sesa kane qene sezonin e kaluar, te pakten deri tani.
Por Vllaznise pak i intereson kjo gje, madje ajo pse jo shpreson qe keto ekipe te mos e marrin veten serish sepse ne fund te fundit eshte gare.Por skuadra nuk eshte te fryhet dhe te kaloje ne eufori sepse e rendesishme eshte ta perfundoje sezonin mire dhe jo te jete ne vend te pare pas javes se gjashte.
Sa i takon trajnerit, me pelqen puna qe po ben Brdariç. E kam thene edhe me perpara se Vllaznia per shume arsye e ka te nevojshme qe te kete trajner te huaj ne krye. Per Brdariç kam krijuar nje simpati te madhe, edhe si njeri, por edhe si profesionist.
Vllaznia e sivjetme ka disa cilesi qe nuk i ka patur ne vitet e mepershme. Sidomos ne lojen sulmuese, po ben nje loje shume te bukur qe nuk e ka bere prej kohesh”.
I pyetur nderkohe se deri ku mund te shkojne kuqeblute ne kete sezon, ish- kapiteni i tyre shton: “Pavaresisht se per momentin Vllaznia eshte ne vend te pare dhe une uroj qe ta mbajne deri ne fund, por i dime menyrat si funksionojne gjerat ne kampionatin shqiptar dhe veshtiresia e gares do te rritet sepse jane disa ekipe qe kane mbeshtetje dhe do te jete shume e veshtire per ta mbajtur vendin e pare.
Vllaznia perkundrazi, historikisht nuk e ka patur kete gje dhe mjafton t’i referohemi sezonit te kaluar se çfare bene arbitrat me te, madje edhe kete sezon kam degjuar qe drejtuesit e klubit kane filluar te ankohen serish per ta.
Per gjithe keto arsye, nese Vllaznia arrin te mbaje nje nder pese vendet e para apo dhe te kape Zonen e Europes, do te ishte diçka shume e mire dhe nje sukses shume i madh per te”.
Sakaq, neser Vllaznia neser ne Kamez ndaj Kastriotit dhe per Gilman Liken, kuqeblute duhet te jene te kenaqur edhe me nje barazim ne kete sfide e per kete thote: “Une mendoj se Vllaznia duhet te jete e kenaqur edhe me nje barazim me Kastriotin dhe me te mendoje me pas e qete per te mundur Partizanin.
Nese Vllaznia do te bente realitet marrjen e kater pikeve ne keto dy ndeshje te rradhes, atehere do te thosha se ajo eshte ne rrugen e duhur te pretendimeve dhe madje edhe ekipet e tjera do te bindeshin vertete per forcen e saj”./SHKODRA-SPORT.COM/