Vllaznia U17 pasditen e sotme fitoi edhe Kupen e Shqiperise duke triumfuar ne finalen e luajtur ne “Niko Dovana” te Durresit me rezultatin 2-0 ndaj Tiranes, me dy gola te shenuar nga kapiteni Gerald Kubazi.
Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Gilman Lika pak dite me pare u shpallen edhe kampione te Shqiperise duke kompletuar ne kete menyre trofete e ketij sezoni dhe duke perseritur suksesin e sezonit te kaluar te te njejtit ekip.
Vete Lika flet me superlativa per kete brez lojtaresh dhe ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” shprehet se brenda pak vitesh, Vllaznia do te kete nje numer futbollistesh shume cilesore ne dispozicion per ekipin e pare.
“Do ta them me gojen plot: Vllaznia po rrit nje brez te arte lojtaresh, ate te datelindjeve 2005 dhe 2006. Mund te kete edhe ndonje lojtar te talentuar tek datelindjet 2004 apo dhe 2007, por e perseris, brezi i datelindjeve 2005 dhe 2006 eshte vertete brez i arte.
Dhe kur e them kete gje, e them pa pike ekzagjerimi. Brenda pak vitesh Vllaznia dhe Shkodra ju siguroj se kane per te qene shume krenare per keta djem”- eshte shprehur trajneri kampion Gilman Lika./SHKODRA-SPORT.COM/