Humbja ndaj Tiranes i ka merzitur te gjithe ne kampin shkodran. Nje humje e pamerituar e ardhur nga nje episod sporadik, megjithate tashme Vllaznia eshte ende ne loje per pretendimet e saj edhe ne kampionat.

Demir Imeri ka folur per kete ndeshje por edhe per ate qe vjen, me Teuten teksa ka shprehur bindjen se Vllaznia do te rikthehet tek fitorja dhe do te pretendoje deri ne fund per titullin kampion.

Futbollisti shqiptar nga Kërçova ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka theksuar se sfida ndaj Teutes eshte e rendesishme por jo aq shume percaktuese.

-Imeri, ndaj Tiranës ishte një humbje e papritur?

Ishte e papritur duke u bazuar ne ate qe zhvilluam ne ato 90 minuta. Mendoj se kontrolluam ndeshjen dhe merituam fitoren por ecim para. S’kemi shume kohe te festojme tashme dhe po ashtu s’kemi kohe te merzitemi per kete ndeshje. Ecim para ne ndeshjet e tjera.

-Ku gaboi ekipi në këtë ndeshje?

Mendoj qe vetem fati ndihmoj kesaj rradhe Tiranen sepse ne luajtem shume mire.

-Kjo humbje rëndon në objektivin titull?

Nuk rendon aspak kur jemi 2 pike larg kreut dhe kur bazohemi se per 28 jave kemi kryesuar kampionatin.

-Ndeshja e ardhshme është të hënën ndaj Teutës e cila cilësohet si supersfida e javës. Çfarë duhet të realizojë Vllaznia për ta fituar këtë ndeshje?

Per mendimin tim eshte sfida me decizive e kampionatit. Jemi shume optimiste dhe besoj te skuadra se do arrijme te marrim maksimumin dhe pastaj te shohim per 5 finalet e tjera.

-Përballë durrsakëve nevojitet zhvillimi i një ndeshje perfekte apo ekipit i mjafton të shënojë qoftë dhe 1 gol?

Mendoj qe tashme na duhen piket dhe jo lojerat e bukura. Por jam i bindur se do i bejme te dyja keto dhe do te dalim faqebardhe me ndihmen e Zotit.

-Mendoni se ndeshja ndaj Teutës mund të jetë përcaktuese për rrugën drejt titullit?

Nuk besoj qe do te jete percaktuese por do te jete shume e rendesishme per vazhdimesine.

-Objektiv i vetëm për Vllazninë mbetet fitorja?

As qe diskutohet se ky do jete objektivi yne.

-Nëse Vllaznia nuk do arrijë të marrë dot fitoren vihet në rrezik serioz fitimi i titullit apo ka akoma ndeshje deri në fund?

Do te ishte nje goditje e rende por deri sa jemi matematikisht ne loje. Njohe karakterin e te gjithe futbollisteve dhe nuk do te dorezohemi.

-Vllaznia e ka mundur edhe më parë Teutën në Shkodër. Besoni se Vllaznia do dijë ta mundë sërish ekipin durrsak e të marrë një fitore që do i shërbente shumë?

Besoj se do perseritet serish ajo ndeshje me loje te bukur dhe me 3 pike ne favorin tone.

Intervistoi: Andi Gjurgjej