Apolonia ka një ndeshje të vështirë dhe në Fier, duket se nuk do të dorëzohen në luftën për mbijetesë duke parë se ekipet e tjera janë shumë afër me pikë, ndërsa drejtuesit kanë prioritet që në merkaton e janarit të afrojnë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë…
Kështu, çështja themelore mbetet ajo e trajnerit dhe duket se në Fier janë shumë pranë akordit me Gent Mezanin dhe nesër pritet që të ketë një takim përfundimtar mes palëve. Ndërkohë që drejtuesit janë duke menduar edhe për merkaton dhe në listë është Gilman Lika.
Kujtojmë që gjatë verës, Apolonia synoi dy shkodranët si Gilman Likën ashtu edhe Ndriçim Shtubinën, ndërsa fierakët janë një ekip që luajnë futboll të bukur, por në gjirin e vet kanë nevojë për më shumë eksperiencë…
Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne merkaton e janarit, nese Lika do ta pranoje oferten e fierekave apo jo. Me shume siguri, çdo gje do te varet nga oferta financiare.