Ecuria e mire e Vllaznise ne tete javet e para te kampionatit te Kategorise Superiore e ka bere ate te jete skuadra me koefiçentin me te mire nder te gjitha 16 ekipet shqiptare qe marrin pjese ne kampionatet e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Mal te Zi.

Me 19 pike ne 8 ndeshje, kuqeblute kane nje koefiçent prej 2.375 pikesh per ndeshje, duke lene ne vend te dyte Driten e Gjilanit me 2.352 pike, e me pas Ballkanin e Suharekes me te njejtin koefiçent.

Shkendia e Tetoves ndodhet ne vendin e katert te kesaj renditje me koefiçentin 2.166 pike per ndeshje, ndersa ne vendin e peste eshte Kukesi me 2 pike per ndeshje.

Kjo eshte renditja qe faqja “albania team” ka bere ditet e fundit dhe si rrjedhoje e saj, Vllaznia eshte ne vendin e pare, çka verteton me se miri edhe nisjen e shkelqyer te kampionatit prej saj.

Me poshte keni edhe renditjen perkatese te 16 ekipeve shqiptare ne kete faze te kampionatit…/SHKODRA-SPORT.COM/