Nga Ergys Trimaci
Vite më parë duke ndjekur Tirana – Vllaznia me shokun tim, i them: Ky djale ka talent dhe potencial, nga ato që vijnë 1 në dekade! Nëse kohë më parë, “profecia ime” nuk më përmbushej me “Xhevon”, Xhevahir Sukajn, kësaj rradhe do dali, i thashë.
Edhe pse me karakteristika të ndryshme, midis Xhevos dhe Muçit, shoh disa cilësi të përbashkëta. Aq sa duhen për tu bërë lojtar i madh:
Forcë, gjuajtje, shpejtësi, hap, gjunj apo këmbë të forta. Shkurtimisht një bomber i vërtetë: Një “monster” i dalë midis Bobo Vierit dhe Djego Militos.
Historia e tre “S”-ve.
Sinani, Salihi, Sukaj.
Janë tre breza sulmuesish shkodrane, që kanë bërë histori të padiskutueshme. I pari, mjafton të thuash golashënuesi më i mirë në të gjithë kohërat dhe i ke thënë të gjitha.
I dyti, Salihi: Nuhatës, spektakolar, aq inteligjent sa dukej se Zoti i kishte dhênë aftësi të jetë 2 apo 3 sekonda para të tjerëve.
I treti: Ah i treti.. Xhevo ma prishi qejfin…. Sa shumë e doja atë futbollist, cfarë cilësie, çfare bomberi dhe sa pak arriti me potencialin e tij.
Nëse për Sinanin dhe Salihin mund të themi me plot gojën për lojtarë model brënda dhe jashtë fushe, për Xhevon mund të themi se karakteri i tij e mori në qaf. Një Mario Balotel me talent e “sifat”.
Të kthehem tek Muçi
Po e nis me dy “M”-të. Nëse ka një lojtar kundërshtarë, që akoma më sjell makthe, nga përballjet që Vllaznia ime ka patur me Tiranen, padyshim është Devi Muka.
Lojtar inteligjent, elegant, teknik, goleshenues dhe organizator i papare. Qofte me asistet qe jepte, qofte me golat nga cdo kënd, të shtiente friken, për cdo moment që kishte topin në këmbë.
Makthe të tilla, po m’i kthente Muçi me Tiranen. U gëzova kur u largua. Jo shumë për aspektin se do luante jashte dhe do rritej në karriere, por sepse Tirana sdo ta kishte kur të luante kundër Vllaznisë.
Sot në gazete lexova se Muçi mund të shitet 15 milione euro, shifer e pazakontë për një futbollist Shqiptar. Por unë pa modesti e them: e dija.
Congratulations Muçi! – nga një tifoz Shkodran…