Futbolli shqiptar vazhdon te prodhoje çudira. Neser dhe pasneser do te luhen ndeshjet e javes se dyte te kampionatit te futbollit te femrave, por nderkohe Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te sotme ka diskutuar per ndryshimin e skemes se kampionatit!!!

Nje çudi vertete e madhe sepse nga momenti i hedhjes se shortit dhe deri me sot, asnje prej 10 ekipeve pjesmarrese te kampionatit nuk ka patur dijeni se ne fund te fazes se dyte do te kete “Final Four”!!!

Diçka vertete absurde kur gara ka nisur por dikujt ne Federate i intereson per ta prishur ate. Mbase edhe per te gjetur nje menyre per ta ndalur Vllaznine kampione prej 10 vitesh rradhazi. Themi keshtu sepse nuk ka kuptim tjeter. Nese “Final Four” tek meshkujt eshte krijuar per te prodhuar te ardhura per kater ekipet me te mira te kampionatit dhe per t’i dhene me shume bukuri gares, per çfare do te vleje “Final Four” tek femrat?

Te ardhura jo qe jo, rivalitet jo qe jo, por me shume mundesi po hartohet nje plan per t’ia rrembyer me çdo kusht titullin kampion Vllaznise sepse ndryshe nuk kane asnje mundesi. Si rrjedhoje, gazeta meson se ne ditet ne vijim do te kete surpriza ne kete drejtim.

Gara ka filluar te prishet dhe me shume mundesi kjo gje do te sjelle edhe pasoja. Se kush e ka hedhur kete ide ne Komitetin Ekzekutiv dihet, por çudia e madhe eshte pse te gjithe anetaret e tjere te tij kane luajtur rolin e naivit, ndoshta nisur edhe nga fjalet e bukura se do rritet konkurrenca dhe do kete me shume bukuri gara.

Ne fakt kjo formule e re qe po diskutohet nuk behet per kete qellim. Ata qe e kane projektuar kete gje, padyshim qe do te konsiderohen fajtoret e asaj qe ka per te ndodhur./SHKODRA-SPORT.COM/