Gilman Lika ka luajtur si për Vllazninë, ashtu edhe për Tiranën. 34 vjeçari është i ftuar në RTSH në Rubrika Sportive, ku foli për triumfin e bardhebluve 0-2, por jo vetëm. Lika shprehet se shkodranët kanë një problem të madh, pasi sipas tij, është e pamundur që të ndryshosh fytyrë kaq shpejt.
Ai foli me respekt për trajnerin Brdaric, duke e mbështetur kështu në këtë periudhë të vështirë. Gjithashtu, për të, Da Silva është një nga lojtarët më të mirë të Superiores.
“Vllaznia-Tirana? Ishte një ndeshje që e dominoi Tirana. Ishte më e mirëvendosur.
Vllaznia- Vllaznia po çalon në lojën sulmuese. Këtu ka diçka që nuk shkon. Nuk ka mundësi të ndryshojnë gjërat kaq shpejt. Da Silva? Me cilësitë që ka është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Me atë çfarë kam dëgjuar, ka probleme me dëmtimet. Kjo është diçka e vështirë edhe për trajnerët. Kjo është aryseja pse nuk është pjesë e formacionit stabël.
Trajneri- Gëzoj respekt të madh. Ky është një moment jo dhe nuk duhet t’i vihemi trajnerit.
Kukësi- Më ka bërë tifoz me atë lojë që po bën. Kukësi e ka zhvilluar një lojë tejet të mirë. Ka 3-4 lojtarë me shumë kualitet” – tha ai./newsport/