Tifozët e Erzenit janë për t’u duartrokitur dhe meritojnë përgëzime për gjithë sezonin e tyre.

Nëse në rastet e përgjithshme mbështetësit vijnë në bazë të rëndësisë së përballjes, kjo nuk ndodh te Erzeni.

Nuk ka rëndësi se kundër kujt luajnë djemtë e Kapllanit, nuk ka rëndësi nëse ndeshja luhet në shtëpi apo në transfertë, ata janë gjithmonë aty për të duartrokitur ekipin e tyre.

Pritja e gjatë për t’u kthyer në Superiore i ka dhënë forcë dhe tani janë kthyer në lojtarin e 12 për ekipin që po bën një super sezon në kampionat, ashtu si edhe vetë tifozët.